Rusia tha se një sulm me mortaja ka goditur ambasadën e saj në Damask të Sirisë. Ky është sulmi i dytë i raportuar në këtë kompleks, brenda këtij muaji. Asnjëri prej sulmeve nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz. Ministria e Jashtme ruse tha se mortajat janë hedhur nga një qark që kontrollojnë rebelët. Duke e dënuar, siç tha, sulmin terrorist, ministria tha se Rusia mbetet e përkushtuar të luftojë pa kompromis terroristët në Siri. Moska është aleat i rëndësishëm i Presidentit sirian, Bashar al-Assad, regjimi i të cilit, qysh në vitin 2011, po lufton forcat rebele.
Kryesore
Continue to the categoryPëllumb Seferi: “Çdo mbështetje është inkurajim për ndryshim më 11 Maj!”
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë fushatës dhe për reagimet...