Sulm me raketa ruse në Ukrainë! 21 të vrarë dhe dhjetëra qytetarë të plagosur! Zelensky thirrje liderëve botërorë për kundërpërgjigje ndaj Moskës

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 83 të tjerë janë plagosur, përfshirë 7 fëmijë, pas një sulmi me raketa balistike në qendër të qytetit verilindor të Ukrainës, Sumy, sipas ministrit të brendshëm të Ukrainës.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se sulmi “i tmerrshëm” goditi një “rrugë të zakonshme të qytetit”, ndërsa bën me dije se një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar ne vend.

Zelensky u bën thirrje liderëve globalë që t’i përgjigjen me vendosmëri sulmit, duke shtuar se “Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë”.

Sulmi u zhvillua në një pjesë të Ukrainës ku forcat ruse mendohet se po përgatiten për një ofensivë të madhe, raporton BBC.

Kievi ka paralajmëruar për javë të tëra se Moska mund të intensifikojë sulmin e saj në Sumy, rreth 50 kilometra nga kufiri.

Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se kishte pushtuar një fshat në rajonin e Sumyt për herë të parë që nga ditët e para të pushtimit të saj në vitin 2022.

Exit mobile version