Sulmet e Ramës/ Reagon ambasada e BE: Të ndalen presionet ndaj SPAK&GJKKO, Reforma në Drejtësi kyçe!

Komisioni Evropian në një reagim për mediat tha po ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Tiranë me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ata vunë thëksin tek pavarësia e plotë e SPAK dhe organeve të drejtësisë

Reagimi

“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.”

Artikulli paraprakU propozua për deputetë nga Demokratët Euroatlantikë, Armend Gjana: Të vendosur për t’i dhënë Shqipërisë më të mirën
Artikulli tjetërErvis Iljazaj: Elozhe demokracisë së re të Kosovës