Sulmet izraelite në veri të Libanit, OKB: Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar informacionet lidhur me sulmet izraelite në veri të Libanit.

 

Sipas OKB, shumica e  viktimave nga sulmi i djeshëm izraelit në një ndërtesë në Libanin verior ishin gra dhe fëmijë, raporton Sky News.

“Në mesin e 22 personave të vrarë ishin 12 gra dhe dy fëmijë”, tha zëdhënësi Jeremy Laurence në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Ndërtesa që u godit ishte katërkatëshe…ne kemi shqetësime reale në lidhje me IHL [E Drejta Ndërkombëtare Humanitare]”, tha zëdhënësi Jeremy Laurence.

Zyrtarët e OKB-së bënë me dije se banorët që jetojnë në zonën e sulmit janë urdhëruar të evakuohen.

Të paktën 25% e territorit libanez është aktualisht nën urdhra evakuimi nga ushtria izraelite, sipas një zyrtari të OKB-së.

Drejtoresha e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për Lindjen e Mesme, Rema Jamous Imseis, i bëri komentet teksa vuri në dukje urdhrat e reja të evakuimit të Izraelit në 20 fshatra në Libanin jugor.

“Tani ne kemi mbi 25% të vendit nën një urdhër të drejtpërdrejtë evakuimi ushtarak izraelit. Njerëzit po i dëgjojnë këto thirrje për të evakuuar dhe ata po largohen  pothuajse pa asgjë.”

Kujtojmë se Izraeli po zgjeron fushatën ajrore në Liban, ndërsa luftimet e ashpra në Gazën veriore vazhdojnë.

Artikulli paraprakShqipëria me normat më të ulta të ferilitetit! Ky është qarku në mesin e 9 rajoneve në Europë me rënien më të madhe të lindjeve
Artikulli tjetërMali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë