Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ka cilësuar shpërthimet e Ilir Metës ndaj drejtësisë si të parakohëshme dhe me një fjalor të papranueshëm. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, Kulluri tha se sulmet e Ilir Metës janë të parakohshme.
Kryemadhi ka bërë dhe prokurorin dhe gjykatësin PD-së deri para 4 vitesh kur sulmonte lidershipin e PD-së. PD është shitur duke kërkuar lista të hapura, jemi shitur aq shumë sa nuk kemi pranuar të ulemi me PS-së për Reformën Zgjedhore.
‘Është e qartë kush është i shitur, vetëm PD s’ka asnjë lidhje me trinomin Rama-Meta-Berisha. Edhe kryeministri ka sulmuar drejtësinë. Jeta reale në politikë nuk janë intriga. Ky shpërthim i Metës është i parakohshme sepse nuk kemi akoma një marrje në akuzë apo në hetim. Fjalori është i papranueshëm, sidomos në një orar kur e shohin dhe fëmijët e sidomos kur ka qenë president e kryeministër. Pse i çojnë denoncimet në SPAK nëse është vegël e Ramës. Ne kemi çuar disa çështje, dhe besojmë se SPAK, sistemi i i drejtësisë të jetë i drejtë. Kemi besim se SPAK ka filluar të bëjë një punë të mirë. Sulmet ndaj SPAK ka bërë edhe Rama. Palët që janë në SPAK, PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion.’- tha Kulluri.
I pyetur në lidhje me padinë në SPAK kundrejt kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga Gazment Bardhi për kthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin e PD, Kulluri tha se kryeparlamentarja po mban lojën e Ramës. Kulluri tha se Nikolla tashmë duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit pasi ka shpërdoruar detyrën. Për Bardhin, Kulluri tha se është si Shvejku.
‘Është paralajmëruar pasi ka shkelur hapur ligjet politike dhe rregulloren e parlamentit. Refuzon të bëjë përfaqësimin ligjor të PD-së. PD ka vetëm një kryetar të grupit parlamentar dhe është Flutura Açka. Kjo është situata dhe për këtë arsye, janë intriga që bën Edi Rama ta mbaj PD-në të përçarë. Nikolla vazhdon nga frika Edi Ramës, tashmë do të mbajë përgjegjësi para ligjit pasi ka shpërdoruar detyrën. Këtë çështje e përcakton gjykata. Sa kohë që Gjykata e Tiranës është regjistruar në emër të Bashës, Lindita Nikolla është e detyruar si çeço që të zbatojë ligjin. Bardhi është i vetmi njeri në politikën shqiptarë si Shvejku ‘ku di gjë se çfarë bëj unë’. Mblodhi në herë këshillin kombëtar nga telefoni.’– tha Kulluri.