Sulmi ajror izraelit shuan një familje me 10 anëtarë në Gaza (VIDEO)

Shërbimi palestinez i mbrojtjes civile njoftoi vdekjen e 15 personave, përfshirë dhjetë anëtarë të një familjeje të njëjtë, gjatë sulmeve ajrore izraelite të fundit në Rripin e Gazës.

 

Mahmud Basal, përfaqësues i shërbimit të ndihmës emergjente, tha se ka pasur sulme ajrore të reja ndaj dy shtëpive në Tal az Zaatar, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pas të cilave janë gjetur pesë trupat e pajetë.

Më herët, zoti Basal njoftoi përmes Telegram se “grupet tona gjetën trupat e 10 dëshmorëve (të vdekurve), si dhe shumë të plagosur në shtëpinë e familjes Baraka dhe në shtëpi të afërta që ishin sulmuar nga forcat izraelite të okupimit në zonën e Bani Suhaila, lindje të Khan Yunis”.

Exit mobile version