“Sulmi i koordinuar ndaj SPAK dhe drejtësisë”/ Gaba: Të sulmosh Ramën dhe Veliajn për këtë gjë, duhet të mbash të njëjtin qëndrim ndaj atyre që në radhët e tua e quajnë SPAK organizatë kriminale

Pas deklaratës së Gazment Bardhit lidhur me sulmet e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt ndaj sistemit të drejtësisë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarit të kryesisë së PD, Gentian Gaba.

Gaba e ka quajtur hipokrizi sjelljen e disa hemafroditëve politikë që nga pozita të nënkryetarit të atij që e quan SPAK organizatë kriminale dalin e deklarojnë se Rama dhe Veliaj po sulmojnë SPAK në mënyrë të koordinuar.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Gaba shkruan se “që Rama dhe Veliaj e sulmojnë SPAK dihet, por që të denoncosh ata dhe fjala të ketë vlerë, së pari, duhet të mbash qëndrim kundër atyre që e sulmojnë SPAK nga radhët e tua”.

Më poshtë postimi i plotë i Gentian Gabës:

Ka nje hemafrodit ne politiken shqiptare, nuk eshte as i majte e as i djathte, qe nuk ka besime as bindje, qe nuk ka parime as moral, e qe nga salla e konferencave ku nisen batare kunder SPAK, nga pozita e nenkryetarit te atij qe e cileson SPAK organizate kriminale, del e deklaron se Rama dhe Veliaj po sulmojne SPAK ne menyre te koordinuar.

Une e di qe keta jane ne teater, sepse nuk mund te jesh revolucionar ne darke dhe ne tryeze reformash ne dreke, por kjo skizofrenia politike, e amballazhuar me hipokrizi, ku nuk mbahet pergjegjesi per asgje dhe pa u skuqur sulmohet tjetri per te njejten gje qe bejne vete, duhet ndeshkaur dhe denoncuar sepse eshte nje nga arsyet pse politika shihet si nje moçal i piste, nga i cili njerezit vetem largohen.
Qe Rama dhe Veliaj e sulmojne SPAK dihet, por qe te denoncosh ata dhe fjala te kete vlere, se pari dueht te mbash qendrim kunder atyre qe e sulmojne SPAK nga radhet e tua.

Exit mobile version