Sulmi i papritur i Ronaldos: Vendim i padrejtë, “Topin e Artë” e meritonte Vinicius

Kristiano Ronaldo ka përfituar nga prania e tij në “Globe Soccer Awards” për të sulmuar ashpër organizatorët e “Topit të Artë”. Portugezi, të cilit iu dorëzua një çmim special si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve, foli para sallës për trofeun që krijoi shumë polemika pasi u fitua nga Rodri.

“Vinicius do ta kishte merituar ”Topin e Artë”. Sipas meje, vendimi nuk ishe aspak i drejtë. Edhe Rodri e meritonte, por besoj se këtë vit ky trofe duhej t’i shkonte Vinicius, sidomos për golin vendimtar që shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve.

Kjo është një nga arsyet pse unë vlerësoj në mënyrë të veçantë “Globe Soccer Awards”, i caktojnë çmimet në mënyrë më të ekuilibruar”, tha ai gjatë ceremonisë së sotme në Dubai.

Në ceremoninë në fjalë ishte pikërisht Vinicius ai i cili u shpall fitues si lojtari më i mirë i vitit, në një garë ku kundër kishte pikërisht disa emrat me të cilët kishte rivalizuar edhe për “Topin e Artë”, por të cilin e pa të shkonte në duart e Rodrit.

Artikulli paraprakPo përpiqeni të shmangni karbohidratet? Ja se me çfarë mund t’i zëvendësoni ato
Artikulli tjetërShtëpia e Bardhë: Ka indikacione se avioni i ‘Azerbajxhani Airlines’ është rrëzuar nga sistem mbrojtës ajror rus