Sulmi i përgjakshëm në Ukrainë! Reagon Kallas: Shembull i tmerrshëm i intensifikimit të sulmeve ruse!

Shefja e politikës së jashtme të BE-së,  Kaja Kallas, dënon sulmin rus në Sumy të Ukrainës, ku u vranë të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 80.

 

“Skenat nga Sumy këtë mëngjes ishin të rënda, pasi banorët u mblodhën për të Dielën e Palmës vetëm për t’u përballur me raketa ruse”, shkruan Kallas në platformën “X”.

 

Sulmi rus tregoi intensifikimin e sulmeve nga Rusia, ndërkohë që Ukraina ka pranuar një armëpushim pa kushte, tha Kallas ndër të tjera.

“Mendimet e mia shkojnë për popullin ukrainas sot”, shkruan Kaja Kalas.

Artikulli paraprakAna e panjohur e 28 nëntorit ‘44, si shpëtoi Shkodra?! Dëshmia: Sapo u larguan gjermanët, xhenierët italianë dolën fshehtas natën nga shtëpia e Vehbi Bushatit dhe shkuan në lagjen ‘Livadhe’, te depo e municionit…
Artikulli tjetërVIDEO/ 7×7=313 bëhet jehonë në Greqi, të rinjtë presin Bashën me mesazhinn “ku i ke shokët Rame”