Sulmi ndaj gazetares/ Reagon ish-Presidenti Nishani: Do ulim kokën apo do luftojmë krimin?!

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dënuar ashpër sulmin e bërë ndaj gazetares Klodiana Lala. Në reagimin e tij Nishani thekson se sot të gjithë shqiptarët solidarizohen me gazetaren Lala.
Sipas tij ky është momenti që të tregojmë nëse do e luftojmë krimin apo do të ulim kokën para tij.
Postimi i Nishanit
Të dashur miq të solidarizohemi të gjithë dhe hapur me gazetaren Klodiana Lala pas sulmit dhe kërcënimit që krimi bëri jo ndaj veç një gazetareje, nëne dhe qytetare kurajoze, por ndaj të gjithë shoqërisë tonë.
Kjo është prova nëse do të ulim kokën ndaj çizmes së krimit dhe do të heshtim, apo do kërkojmë ligjin, rendin, të drejtën, dënimin e të keqes, që është një rrezik për të gjithë ne pa përjashtim, nëse e tolerojmë.
Solidaritet me Klodianën, sfidë kriminelëve!
Të gjithë bashkë !

Vasili: Me Klodiana Lalen janë të gjithë shqiptarët por jo kriminelët në pushtet dhe në rrugë
Pas sulmit me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala ka reaguar edhe kreu i Grupit parlamentar të LSI
Ja shënimi i plotë i tij në Facebook:
Me Klodiana Lalën janë të gjithë shqiptarët, por jo kriminelët në pushtet dhe në rrugë.
Ditë e keqe për lirinë e gjithsecilit nga ne.
Klodiana Lala profesioniste me integritet e medias sulmohet.
Liria e medias gjendet nën atak frontal nga krimi i organizuar që tashme ka uzurpuar qeverinë.
Propaganda e piset e qeverisë hesht.
Po pse duhet të flasë?
Qeveria është e lumtur që dhuna kriminale ndaj medias është e hapur dhe e egër.
Shqipëria dhe demokracia është goditur në zemër.
Klodiana Lala sot nuk është vetëm, me të janë bashkë të gjithë shqiptarët.

Artikulli paraprakBE-OSBE dënojnë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala: Dhuna ndaj gazetarëve, shenjë negative!
Artikulli tjetërTre në NJË, ‘nobelistët’ që po e fusin Ballkanin në luftë!