Sulmi ndaj gjyqtarit Pëllumbi, Lapardhaja: Absurde, akuzat i bëjnë djemtë e ish-spiunave të Sigurimit të Shtetit dhe ndjekësit e verbër të një ish-sekretari partie për 25 vite me radhë

Namir Lapardhaja, ka reaguar pas akuzave të fundit ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili riktheu masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën.

Sipas Lapardhajës, absurdi qëndron në faktin se këto akuza vinë nga djemtë e ish-spiunave të sigurimit të shtetit, nipërit e ish-nomenklaturës komuniste dhe ndjekësit e verbër të një ish-sekretari partie për 25 vite me radhë.

Reagimi i plotë:

I janë qepur Engert Pëllumbit me bukë në trastë, siç bënë më parë ndaj Irena Gjokës!

I datëlindjes ’83, po e akuzonkan së fundmi se qenka nip i një ish-funksionari të lartë në diktaturë.

Maksimumi që mund të bëjnë është të rikthejnë luftën e klasave. S’dinë të bëjnë gjë tjetër.

Janë kthyer në një grup piranjash dhe linçimin e kanë mjetin e tyre të vetëm. Kudo ju dalin armiq klasash!

Absurdi është se këto akuza i bëjnë djemtë e ish-spiunave të sigurimit të shtetit, nipërit e ish-nomenklaturës komuniste dhe ndjekësit e verbër të një ish-sekretari partie për 25 vite me radhë.

E shkatërruan PD-në dhe e kanë kthyer në një forcë qesharake, adhuruese e një idhulli të mbaruar politikisht dhe janë kthyer në një garnizonë të vuvët që janë futur në garë se kush të mbrojë më shumë idhullin e tyre prej letre.

Exit mobile version