Sulmi ndaj liderëve të Kosovës, Basha: Akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas sulmeve dhe fyerjeve që kryeministri Edi Rama i bëri liderëve politikë në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, lideri i opozitës e quan sjelljen e kryeministrit si një akt të denjë vetëm për një peng të anti-shqiptarizmit si ai.

Sipas Bashës, Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e saj.

“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!

Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”, shkruan Basha në reagimin e tij.

1 84

2 72

Artikulli paraprakThirrje Thaçit, Haradinajt dhe Kurtit: Shpalleni Ramën “Non Grata”
Artikulli tjetër“Besimi tek SPAK jetik”. PD: Prokurorët të sqarojnë pozicionin dhe të shohin mundësinë të heqin dorë për ruajtjen e integritetit të SPAK.