Sulmi në Zubin Potok, reagon Basha: Vepër terroriste, mbeshtes institucionet e Kosovës

Lidhur me aktin terrorist të ndodhur natën e sotme në Zubin Potok në Kosovë, ka reaguar Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i cili ka dënuar me forcë aktin e terrorir dhe ka shprehur mbështetjen e tij për institucionet e Kosovës, duke i inkurajuar për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

Basha shprehet se “nevojitet një vëmendje e shtuar nga misioni i NATO-s në Kosovë për të parandaluar çdo përpjekje tjetër për sulme të mundshme me pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë”.

Më poshtë postimi i plotë:

Dënoj me forcë aktin e terrorit në Zubin Potok dhe mbështes e inkurajoj institucionet e Kosovës që të hetojnë dhe zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Sulmet ndaj infrastrukturës jetike, që penalizojnë qytetarët në furnizimin me ujë dhe energji, janë vepra terroriste të frymëzuara nga ata që duan me çdo kusht tensione dhe destabilizim në rajon. Ky sulm, që pason dy të tjerët në stacionin policor të Zveçanit dhe në ndërtesën e komunës së Zveçanit, tregon se pas tyre qëndron një skenar i përgatitur për destabilizim.

Mosvënia para përgjegjësisë së autorëve dhe ideatorëve të sulmit të armatosur terrorist në Banjskë është një dështim, pasojat e të cilit i vuan jo vetëm Kosova, por e gjithë arkitektura e sigurisë euroatlantike. Prandaj, sot nevojitet një vëmendje e shtuar nga misioni i NATO-s në Kosovë për të parandaluar çdo përpjekje tjetër për sulme të mundshme me pasoja të rënda për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

FB IMG 1732950108499

Artikulli paraprak8 Konservat Më të Mira për Humbjen e Peshës
Artikulli tjetërSHBA dënon shpërthimin në Zubin Potok! Ambasadori Hovenier: Kanali i dëmtuar, thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve