Presidenti Trump hyri në aksion pas sulmit të armëve kimike nga ana e forcave të presidentit Assad. Tre vende janë goditur në Siri, nga tre vende që kanë organizuar operacionin dhe për momentin janë tre të plagosur mes civilëve.
Trump urdhëron sulmin
Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq në televizion në orën 22.00 (me orën shqiptare 03.00). Nga Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se SHBA bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, po nisnin një sulm me raketa kundër Sirisë.
Pikat e sulmit
Tre janë objektivat e goditur nga sulmi që zgjati për rreth një orë. Një qendër kërkimesh në Damask, një depozitë për armët kimike dhe një qendër komande në Homs. Sipas asaj që tha vetë Trump, sulmet kishin si qëllim të godisnin vendet e prodhimit të armëve kimike. “Ne nuk duam të përmbysim Assad, por të ndalojmë përdorimin e armëve kimike”, ka theksuar Theresea May, kryeministrja e Britanisë.
Të plagosurit dhe viktimat
I vetmi lajm i mundshëm për civilët e përfshirë në sulm vjen nga televizioni sirian, sipas të cilit tre janë të plagosurit nga sulmi në bazën e Homs. Mund të jenë lëshuar mbi 100 raketa.
Pse sulmi?
Operacioni i Trump një javë pas sulmit me armë kimike në Siri, kundër civilëve rebelë të fshehur. Për këtë sulm fajtor është quajtur presidenti Assad. Të paktën pesë njerëz vdiqën. Trump, përveç Assad, kishte vendosur gishtin dhe mbi Rusinë dhe Iranin, bashkëpunëtor dhe aleat të regjimit. Ai kishte premtuar një përgjigje.
Përgjigja e Sirisë
E fortë ka qenë përgjigja e Rusisë, përmes ambasadorit rus në SHBA. “Sulmi është një shuplakë për presidentin tonë Putin, dhe nuk do të mbetet pa pasoja”, ka thënë ai. Por Franca siguron se “Rusia ishte paralajmëruar për përshpejtim të sulmeve”. E më pas vjen dhe komenti i minsitrit të Jashtëm sirian: “Një sulm barbar dhe brutal”.
Kush mbështet dhe kush kritikon
Sulmi u dënua dhe nga ministri i Jashtëm iranian: “Do të ketë pasoja rajonale”. Mes lojtarëve të tjerë të l;indjes së mesme, komente në favor kanë bërë Izraeli dhe Turqia. Mbështetje për sulmin edhe nga Kanadaja dhe Japonia.
Çfarë ndodh tani?
Aksioni për momentin u fokusua vetëm në një natë, dhe ka qenë një paralajmërim për qeverinë e Assad, edhe pse burimet e mëvonshme të administratës amerikane kanë shpjeguar se “operacioni nuk ka përfunduar. Ajo që patë sot nuk është fundi i përgjigjes së Shtetve të Bashkuara”. Edhe Rusia premton pasoja.