Sulmohet galeria private e koleksionistit Gjergji Thimo pas padisë në Strasburg

Pak ditë pasi koleksionisti Gjergji Thimio bëri të ditur publikisht atë që portali Korça Report e kishte në dijeni se ‘ Gjykata e Strasburgut ka marë në shqyrtim çështjen e sekuestrimit të fondit të tij privat të koleksioneve nga policia, dhe burgim me 4 vite si trafikant’ erdhi një ngjarje e padëshirueshme. Lokali ku Z. Thimio ka ngritur aktivitetin e galerisë së tij private, në zonën e pazarit të vjetër të qytetit, është sulmuar. Nga një ose më shumë persona, kjo nuk dihet, sepse lokali ku funksionon galeria survejohet me kamera të shumta, janë thyer xhama ose shkatërime. Mësohet se Gjergji Thimio prej gati 24 orësh, po bën përpjekje të gjithanshme sensibilizimi për këtë gogitje të pandalshme në ‘ zemrën e kulturës dhe trashëgimisë korçare’. Si koleksionisti Thimio që e di përkrahjen e hershme nga media, edhe policia lokale, nuk bëhen me zë për këtë skandal siç e paraqet Z. Thimio. Se çfarë interesash luhen, ku fle ljepuri dhe ku përgjon gjahtari, kjo mbetet enigmë. Interesant është fakti se Thimio ka deklaruar dhe kërkon të drejtën e tij deri në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Dhe fill pas miratimit të kësaj kërkese, sulmohet galeria e tij. Thimio që ka patur deri tani jehonë nga shumë media për historinë që mbart dhe peripecitë që ka kaluar, duket se e ka lëshuar në vorbullën e një uji të turbullt ngjarjen e fundit. Atë të incidentit me galerinë e tij private të artit, ku vëmendja duket mes një vendi krimi dhe reklamës…

Exit mobile version