Sulmohet gjatë natës memoriali turk tek Parku i Liqenit

Monumenti në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi është vandalizuar gjatë natës së shkuar. Sot në mëngjes, disa oficerë policie ishin përreth monumentit, një pjesë e pllakës përkujtimore të të cilit ishte thyer. Siç shihet në foto, cepi i sipërm në të djathtë të pllakës është i thyer.

Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, njofton Exit.al. Në mënyrë krejt të pazakontë, Bashkia e Tiranës e mbajti të fshehtë ngritjen dhe inaugurimin e memorialit.

Kryeministri Edi Rama u prit nga Presideti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan vetëm tri ditë më vonë. Që prej ngritjes së memorialit duket se marrëdhëniet e ftohura midis të dyve u ripërtërinë.

Mbi 10 mijë vetë firmosën një peticion që kërkonte heqjen e këtij memoriali. Disa qytetarë mbajtën edhe njëprotestë për heqjen e tij.

Policia konfirmon ngjarjen: Një person ka dëmtuar memorialin turk tek Liqeni

Eshte dëmtuar gjatë natës nmjë mëmorial i vendosur tek liqeni. Policia ka dale me njoftimin paraprak për goditjen e memorialit turk të ngritur në parkun e liqenit.

Memoriali eshte dëmtuar në pjesën anësore të tij, ndërsa policia po kërkon autorin.

Tiranë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakVideo-mesazh, Basha: Shqiptarët të varfër sepse paratë po i vjedh Edi Rama me familjen e miqtë e tij
Artikulli tjetërNafta në Gjermani 33 cent më lirë se në Shqipëri, rroga minimale 8 herë më e lartë në Gjermani