Televizioni që i bën oponencë qeverisë dhe Ramës, “Zjarr Televizion” është sulmuar gjatë natës. Denoncimi është bërë nga vetë Zjarr Televizion. “Dhunohet gjatë natës Zjarr Televizion. Policia në vendin e ngjarjes”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook, Zjarr Tv. Në videon më poshtë tregohen edhe pamjet e derës së thyer të televizionit gjatë natës.
“Ku po jetojmë?! Kur grabitet një televizion i pajisur me kamera sigurie, çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë? Grabitja nga fillimi deri në fund”, shkruhen në reagimin e Zjarr Televizion.