Supergrabitja në Rinas/ Zbulohet skandali, ministri nuk firmosi për kinezët, ndërhyri Olsi Rama dhe…

Grabitja e dytë e ndodhur brenda aeroportit të Rinasit, po nxjerr në pah skandale të panumërta të qeverisë së Edi Ramës.

Në kohën kur koncesioni i Rinasit po shitej nga kompania gjermane tek ajo kineze, që e ka sot në administrim, lobim të fuqishëm për këtë transaksion ka bërë Edi dhe Olsi Rama.

Por për këtë shitje, ka qenë kundër dhe nuk e ka firmosur ministri i Transportit i kohës, përfaqësues i LSI-së në qeveri.

Edhe pas kundërshtimeve të forta të ministrit, vendimin e ka marrë vetë Edi Rama.

Në atë kohë u përfol fuqishëm që Olsi Rama (vëllai i kryeministrit Rama) ishte ndërmjetësi që koncesioni nga kompania gjermane të shitej tek kinezët.

Ky është një mega skandal në prag të shpërthimi bashkë me akuzat e vëllait të Admir Murataj, se ky i fundit me shumë mundësi është thirrur për tu vrarë dhe për t’ia faturuar vjedhjen, por dyshimet ka se edhe vetë policia është e përfshirë në këtë grabitje të madhe.

Ndërkohë që Aeroporti i Rinasit nën drejtimin e Sandër Lleshit është pushtuar dy herë nga hajdutët e armatosur.

Herën e parë kur Sandër Lleshi ishte drejtuesi i Bordit të Aviacionit Civil dhe herën e dytë Lleshi është ministër i Brendshëm. /Syri.net/

Rama Olsi

Exit mobile version