Superkompjuteri i OPTA parashikon Angli-Shqipëri, ja cilat janë shanset e kuqezinjve për një rezultat pozitiv në “Uembli”

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të premte një ndeshje shumë të rëndësishme në Angli përballë vendasve në stadiumin legjendar “Uembli”. Një sfidë ku vendasit cilësohen nga të gjithë si favoritë të padiskutueshëm, por ku një rezultat pozitiv do t’i jepte një shtysë të rëndësishme skuadrës së Silvinjos për të kërkuar kualifikimin historik në Botëror.

 

Gjigandët e statistikave sportive të OPTA, kanë përdorur sistemin e tyre që shumëkush e quan “superkompjuteri”, për të parashikuar me 10 mijë simulime statistikore përfundimin e ndeshjes së të premtes në darkë.

Ashtu siç pritet, në shumicën e rasteve është Anglia fituese e ndeshjes, me 80,1% të rasteve që përfundojnë me suksesin e “Tre luanëve”. Probabiliteti statistikor i superkompjuterit, parashikon një barazim në 12,2% të rasteve.

Ndërkohë, shanset e Shqipërisë për të fituar ndeshjen ndaj Anglisë, janë vetëm 7,7%, gjë që praktikisht nënkupton se një sukses i kuqezinjve ndaj skuadrës së drejtuar nga Tomas Tuhel, do të cilësohej si një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në arenën ndërkombëtare.

Artikulli paraprakBenz-i ku udhëtonin viktimat goditi betonieren nga pas dhe shpërtheu menjëherë në flakë, si ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën 4 të rinjve
Artikulli tjetërLufta kundër krimit të organizuar/ Gazetari: Ndihma më e madhe SPAK i ka ardhur nga aplikacioni Sky, por kulmi do jetë kur të zbërthehen bisedat nga “Matrix”