Një operacion ndërkombëtar antidroge është zhvilluar njëherësh në 4 shtete përfshirë edhe Shqipërinë.
Autoritetet shqiptare dhe Departamenti i Hetimit Antimafia italiane kanë lëshuar 38 urdhër arreste në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë për trafik ndërkombëtar të drogës, korrupsion, abuzim me detyrën dhe pastrim parash. Ekzistojnë gjithashtu vendime për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me vlera disa milionë Euro.
Në ndihmë të hetimeve italo-shqiptare janë edhe dëshmitë e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbulua i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias. Në pranga kanë rënë dhe zyrtarë.
Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Antimafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit. Mësohet se hetimet për trafikun e drogës nga Shqipëria në Puglia kanë nisur në vitet 2018-2020. Prokurori i Antimafias, De Raho, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe drejtues të tjerë italianë e shqiptare do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30 për të dhënë më shumë detaje rreth këtij operacioni që vijon në 4 shtete.
Operacioni italo-shqiptar është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias italiane të Barit.
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar ”Shpirti” i shtrirë në disa shtete përfshirë Shqipërinë.
Bëhet me dije se urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK dhe antimafia italiane janë për drogë, korrupsion, por edhe shpërdorim detyre. Hetimi ka 4 bashkëpunëtor të drejtësisë që kanë dhënë detaje në lidhje me aktivitetin kriminal të drogave, por që nxori edhe paligjshmëri të tjera. Operacioni është koordinuar nag selia e Eurojust në Hagë, Holandë. Gjithashtu, bëhet me dije se autoritetet e drejtësisë kanë lëshuar disa urdhra për sekuestrimin e miliona eurove që janë investuar nga të arrestuarit në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme.