Superoperacioni/ Goditet mafia shqiptare në Madrid, kapen 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro cash

Një operacion antidrogë me sekuestrimin e 1 ton drogë dhe 1. 5 milionë euro para cash është ndërmarrë në Madrid të Spanjës. Media spanjolle shkruan se janë 5 të arrestuar mes tyre dy shqiptarë në Madrid dhe personi i tyre i besuar, si dhe dy shtetas spanjollë.
Droga vinte nga Kolumbia dhe destinacioni ishte tregu europian. “Goditet mafia shqiptare në Madrid, policia ndërhyn dhe kap 1 ton kokainë dhe 1. 5 milione euro cash” shkruan portali spanjoll.
Operacioni i madh është bërë nga DEA, Policia Spanjolle, Policia Kombëtare e Kolumbisë dhe Europoli. Në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre edhe lideri i këtij grupi kriminal.
Sipas mediave spanjolle, ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter, duke u hequr sikur ishin një kompani që ofronte transport.
Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.
Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në nëntor, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e saj, e cila mësohet që bazën e kishte në Shqipëri dhe operonte në Spanjë.
Shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine që vinte nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Exit mobile version