Ministrja e Infrastrukturës dhe Drejtori i Rrugëve kanë përdorur një skemë zhvstje për të rritur fondin për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Brenda dy muajve, Balluku dhe Berberi kanë shtuar me plot 5 milionë euro fondin e ndërtimit të Lotit 1. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, të dala pikërisht nga ARRSH-ja, ndërtimi i këtij segmenti u shty me disa muaj, duke ngritur dyshime të mëdha se ky fond shtesë mund të jetë pikërisht “bakshishi” i zyrtarëve.
Por, me procedura të dyshimta, ARRSH-ja fillimisht shpalli tenderin me vlerë 20 milionë euro. Më pas e anuloi dhe e rishpalli, por kësaj here me vlerë 25 milionë euro. Por, përse do të përdoret ky fond? Për punë në terren apo për punë burokratike?!
![Superskandali me Unazën/ Në 2 muaj u shtuan 5 milionë euro për Lotin 1, zbardhet skema e zhvatjes nga Balluku-Berberi Screenshot 1](https://sp-ao.shortpixel.ai/client/to_webp,q_glossy,ret_img,w_640,h_437/https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot_1-640x437.jpg)
Por, le t’i marim me radhë dokumentet, duke ballafaqur pikërisht atë çka shkruan Berberi i ARRSH-së. Në muajin gusht 2021, sipas dokumentit të mësipërm, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi një tender me objekt “plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”. Nisur nga objekti “plotësimi”, do të bëheshin punime që ishin parashikuar për t’u bërë në kontrata të mëparshme dhe po paguhej para’ shtesë. Por, lë të shikojmë fondin.
![Superskandali me Unazën/ Në 2 muaj u shtuan 5 milionë euro për Lotin 1, zbardhet skema e zhvatjes nga Balluku-Berberi WhatsApp Image 2021 11 02 at 08.23.33](https://sp-ao.shortpixel.ai/client/to_webp,q_glossy,ret_img,w_640,h_444/https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Image-2021-11-02-at-08.23.33-640x444.jpeg)
Më sipër faktuam se tenderi do zhvillohej në datën 15 shtator. Por, ky tender nuk pati fitues. Në dokumentin e mësipërm, ARRSH ka njoftuar Agjencinë e Prokurimit Publik për anulimin e tij. “Arsyet e Anulimit janë bazuar në ligjin ‘për Prokuriminn Publik’, neni 98, pika 1” thotë Berberi, ndërsa njoftimi është dorëzuar në datën 6 tetor 2021.
![Superskandali me Unazën/ Në 2 muaj u shtuan 5 milionë euro për Lotin 1, zbardhet skema e zhvatjes nga Balluku-Berberi WhatsApp Image 2021 11 02 at 08.23.33 1](https://sp-ao.shortpixel.ai/client/to_webp,q_glossy,ret_img,w_640,h_366/https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Image-2021-11-02-at-08.23.33-1-640x366.jpeg)
Sipas këtij ligji, “autoriteti ose enti kontraktor anulon procedurën e prokurimit në rastet kur: b)në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”. Por, njoftimi i ARRSH-së është shumë i thatë, nuk ka asnjë detaj se cila ishte oferta e papërshtatshme. Madje, asnjë informacion nëse kishte apo jo ofertë apo nëse po, cilat ishin?
![Superskandali me Unazën/ Në 2 muaj u shtuan 5 milionë euro për Lotin 1, zbardhet skema e zhvatjes nga Balluku-Berberi WhatsApp Image 2021 11 02 at 08.23.34](https://sp-ao.shortpixel.ai/client/to_webp,q_glossy,ret_img,w_640,h_517/https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Image-2021-11-02-at-08.23.34-640x517.jpeg)
Në datën 6 tetor 2021, ARRSH tha se kishte anuluar tenderin me vlerë 2.375.552.033 lekë, ose rreth 20 milionë euro. Ndërkohë, po në fund të muajit tetor 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i diktuar nga Balluku ka rihapur të njëjtën procedurë konkuruese, por kësaj herë me një vlerë më të lartë.
“Objekti i procedurës së prokurimit është “plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”. Pra, i njëjti! Por, shikojeni pak shumën: 2,865,000,000 lekë.
Dukshëm më lartë sesa vlera e parë prej 2.375.552.033. Ose më saktë, rreth 5 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, me TVSH rreth 5 milionë euro. Pra, një skemë e qartë zhvatjeje, ku me një të rënë të lapsit te Ballukut dhe Berberit shqiptarët do të paguajnë plot 5 milionë euro më shumë për këtë vepër. /Boldnews.al