Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka prenotuar një biletë për ndeshje e Premier League-s Fulham-Aston Villa (ora 16:00).
Pritej të ishte një ndeshje nën vëzhgimin e trajnerit të Kombëtares, por në fakt nuk ka ndodhur kështu për Armando Brojën.
Në “ Craven Cottage”, ndërsa Fulham do të bëhej gati për të sfiduar Aston Vilën, është mësuar se sulmuesi kuqezi nuk ishte i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, konfirmuar nga klubi por dhe nga vetë lojtari.
Një mungesë që rëndon akoma më shumë kur e mendon se të pranishëm në stadium ishin dhe trajneri i kombëtares, Silvinjo bashkë me ndihmësin e tij Zabaleta, të cilët dëshironin të shikonin sulmuesin në aksion. Ndërsa Broja ka munguar, Fulham është mundur 2-1 në shtëpi nga Aston Vila.