Szczensy, pasardhësi i Bufon

Szczensy do të jetë pasardhësi i Bufon. Drejtuesit e Juventusit janë vënë në ndjekje të portierit çek, por ajo çka në fillim u përfol se transferimi i tij do të bëhej për të qenë zëvendësuesi i kapitenit të bardhezinjve, tashmë ka marrë një tjetër drejtim. Tratativat me Arsenalin, skuadër e cila ka dhe kartonin e gardianit 27-vjeçar kanë avancuar, akordi mes “Topçinjve të Londrës”, Szczensy është gjetur dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar. Ideja për transferimin e polakut kishte lindur prej kohësh nga dyshja e “Zonjës së Vjetër” Marotta-Paratici, të cilët janë optimistë se bisedimet do të përfundojnë shumë shpejt.
Gardiani në fillim ishte skeptik për një transferimin të tijin tek kampionët e Italisë, por ajo çka e ka bërë të ndërrojë mendje është se, Szczesny shumë shpejt mund të bëhet trashëgimtari i portës së bardhezinjve dhe se roli i tij si zëvendësues nuk do ta zgjasë shumë, duke patur parasysh dhe moshën e legjendës së Juventusit, Gianluiggi Bufon, i cili nuk e ka të largët ditën që do të varë dorezat në gozhdë. Në kontratë polakut i është shkruar se do të luajë disa ndeshje si titullar. Në pritje të “Ok” nga ana e drejtuesve të Arsenalit, 27-vjeçarit i është ofruar një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 4.5 milionë euro. Me shumë gjasa do të jetë  Wojciech Szczesny pasardhësi i Gianluiggi Bufon në portën e Juventusit.

Exit mobile version