Szczesny konfirmon Bufon: Juve ka ende nevojë për të

Szczesny nuk po nxiton. Portieri polak iu bashkua Juventusit verën e kaluar, me qëllim që të zëvendësojë Buffon nga sezoni 2018-2019, por tani është i hapur për rinovimin e mundshëm të shokut të skuadrës. “Unë besoj që, nëse Buffon ka për të vazhduar të luajë, do të jetë mirë. Ekipi ka ende nevojë për Buffon si kapiten dhe si një portier i madh”, theksoi Szczesny, i intervistuar ekskluzivisht nga “Tuttosport”. Polaku duket i kënaqur me aktivizimin e tij deri më tani: “Unë kam qenë me fat të mjaftueshëm për të luajtur pak më shumë se kam menduar. Mendoj se kam bërë mjaft mirë. E dija se këtu ishte Gigi, një legjendë në historinë e futbollit. Për mua ishte edhe një mundësi për t’u stërvitur me portierin më të fortë në botë. Unë kurrë nuk kam fituar një kampionat dhe mund të mësoj nga Gigi si të sillem në situata të caktuara. Do të jetë shumë më e lehtë të bëhem “pronar” pas kësaj përvoje”.
Pastaj, Szczesny tregon një episod, që shpjegon dallimin mes Juventusit dhe ekipeve të tjera: “Kujtoj periudhën e vështirë kur humbëm kundër Lazios dhe Sampdorias. Pashë që te grupi nuk kishte panik. Ishte qetësi, qetësi. Kjo është një gjë shumë e ndryshme nga ajo që kam përjetuar në ekipet e tjera. Këtu te Juve janë të gjithë të sigurtë për aftësitë dhe forcën e tyre, kështu që edhe një moment i vështirë nuk ndryshon asgjë. Dhe në fakt, pas atij momenti, ne kemi fituar në 16 ndeshje”. Më tej, Szczesny shpjegon cilësitë e trajnerit Allegri: “Ai ka një skuadër të plotë dhe kështu bëhet më e lehtë për të trajnuar, por ka përulësi për të na mbrojtur”.

Exit mobile version