Ta pafytyrët, policë dhe ushtarë të regjimit duan prishjen e Teatrit për biznesin e Ramës

Sot është zhvilluar dëgjesa e dytë për Teatrin Kombëtar.
Ndryshe nga dëgjesa e parë me artistët, sot Veliaj kishte mbledhur përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, të cilët njëzëri u shprehën se godina ishte jashtë funksionit dhe si e tillë duhej rrafshuar.
Fillimisht fjalën e mori drejtori i Instutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili tha se godina ishte jofunksionale dhe e tillë duhej prishur.
“Ne si institut kërkimi, i kemi thënë edhe drejtorit të Tëatrit që duhet të pezullojë aktivitetin.Nuk arrijmë dot ta riparojmë e ta mbajmë në të gjendje, në këtë aspekt grupi del në përfundimin se objekti është i papranueshëm”, tha kreu i Institutit të Ndërtimit për Teatrin.
Pas kësaj, drejtori i Zjarrfikëses, Goxhaj, tha se godina nuk kishte asnjë masë të mrojtjes kundër zjarrit dhe një zjarr i rënë mund të rrezikonte seriozisht jetën e spektaktorëve dhe aktorëve.
“Korridoret për largimin në rast zjarri janë të ngushta mezi mund të kalohet. Sinjalistika mungon krejtësisht dhe nuk ka asnjë orientim për daljen e hyrjen në godinë. Për sa i përket masave të mbrojtjes nga zjarri, kjo godinë nuk ka asnjë të tillë. Punohet vetëm më fikëse zjarri dore, që në rast se ka ndonjë zjarr masiv ato dalin jashtë loje dhe rrezikohet jeta. Kjo godinë është jashtë funksionit megjithatë jemi përqendruar që kjo godinë të funksionojë për momentin. Për mendimin tonë në kushtet ku ndodhet godina nuk mund të vazhdojë më pasi nuk ka asnjë masë të mbrojtjes nga zjarri.”

Artikulli paraprakPlani për sulm në ndeshjen Shqipëri-Izrael, 28 vite burg për 7 të arrestuarit në Kosovë
Artikulli tjetërShqiptarët do ti paguajnë Ramës këtë vit 30 miliardë lekë vetëm për koncesionet në shendetësi