Ta shesë vjedhjen si sukses, vetëm Edi Rama e bën!

Nga Bardh SPAHIA

Paturpësia e Edi Ramës nuk duhet të befasojë askënd, por ky kryeministër po tejkalon edhe vetveten për nivelin e mashtrimit, që u bën shqiptarëve! I vjedh dhe ua paraqet, si nder që po u bëka!

Pikërisht sot, kur mbushen 6 vjet nga ndryshimet që vetë imponoi në ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik (ligji 105/2014), Edi Rama ka kurajon të thotë, se u paska bërë nder shqiptarëve se u paskërka ulur me 30% cmimin e barnave!!! C’ka nuk e thotë është se sa erdhi në pushtet e ndryshoi ligjin për barnat, që gjeti nga qeverisja e Partisë Demokratike, përmes ministrit Ilir Beqja! Ligji i qeverisjes së PD parashikonte futjen në Shqipëri VETEM të barnave që prodhoheshin në vende të Bashkimit Europian, ose ishin të rregjistruara dhe të autorizuara për qarkullim në BE, në SHBA, Australi, Japoni etj, pra vende perëndimore të zhvilluara me siguri të lartë! Me të ardhur në pushtet, Edi Rama dhe Ilir Beqja e ndryshuan këtë ligj, duke i hapur rrugë futjes në Shqipëri të medikamenteve pa asnjë lloj filtri e kontrolli me cilësi e origjinë të dyshimtë nga cdo lloj depoje nëpër botë!

Për interesa të pastra përfitimi klientelist me këtë ligj hyjnë në Shqipëri barna pa standardin e duhur! Sesi mund të marrësh një ilac e mos të të bëjë efekt, këtë e ka provuar të paktën një herë cdo shqiptar, e prandaj kush i ka mundësitë porosit medikamente jashtë shtetit! Ky është fakt!

Për interesa klienteliste, u ç’bënë standartet e përcaktuara me ligj në kohën e qeverisjes së PD, dhe kjo jo vetëm nuk solli kursimin e miliona eurove sic mashtron Edi Rama, por iu hap rrugë importit të barnave të falsifikuara dhe mbeturinave të skaduara, kryesisht nga kompanitë pranë qeverisë, me pasoja që rezultuan fatale për disa qytetarë, sic ishte rasti i Avastinës!

Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ku mbizotërojnë militantët e paditur e jo profesionistët e specializuar, nuk kryen dot prej vitesh asnjë analizë mbi cilësinë dhe efikasitetin e barnave. Medikamentet që qarkullojnë në Shqipëri flasin turqisht ose sllavisht dhe cmimet e tyre vendosen në mënyrë klienteliste. Për më tepër publikimi i tyre si dhe i lejeve të importit nuk bëhet, edhe pse është detyrim ligjor, sepse vjedhja nuk mund të publikohet!

Tregu i barnave është kthyer në monopol ku një grusht kompanish të lidhura me qeverinë fitojnë tenderat.

Kjo është e vërteta kokëfortë e asaj që ka bërë regjimi i Edi Ramës në sistemin farmaceutik me injorancë dhe babëzi olimpike! Babëzi që nuk ndalet, edhe pse rrezikon jetë njerëzish, më shumë të moshuarit e të sëmurët kronikë! Sot në 6 vjetorin e hyrjes në fuqi të atij ligji, që ligjëroi futjen në vend të barnave të pakontrolluar dhe rrezikimin e shëndetit të shqiptarëve, ka edhe paturpësinë, që ta shesë si sukses!

Një gjë është e sigurtë, sot shqiptarët paguajnë shumë herë më tepër direkt nga xhepi i tyre për ilaçe të një cilësie shumë herë më të keqe e shpesh herë edhe të dëmshme për shëndetin.
#Neveri!

Artikulli paraprakKoorporata amerikane që do të financojë projektet e mëdha në Kosovë dhe rajon
Artikulli tjetërTri mënyra natyrale për të bërë gjumë të thellë pa ilaçe