Basha gjatë takimit me me bizneset në autostradën Tiranë- Durrës u shpreh se do t shndërrojmë Shqipërinë nga kryeqendër e krimit në kryeqendrën e biznesit në Ballkan.
Sektori i biznesit në Shqipëri është në luftë për mbijetesë, rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie, të cilat kanë goditur si biznesin e vogël, ashtu edhe bizneisn e madh.
Po mbyteni nga efektet e rritje së takave, të rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur, që kanë shkaktuar klimën më të keqe të biznesit në rajon dhe në Europë, sipas matjeve më të fundit të bankës Botërore, por, mbi të gjitha, sipas matjeve më të sakta që janë matjet e biznesit si punëdhënës dhe matjet e punëmarrësve, qytetarëve, që goditen direct nga pamundësia e biznesit për të hapur vende të reja pune apo për të hapur kushte të reja punësimi.
Në kontrast me këtë qeveri, për mua, një biznes i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është në zemër të vizionit tonë për Shqipërinë.
Ju keni aftësitë dhe gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit dhe prosperitetit. Ajo që ju duhet është njeë qeveri që ju kupton, që ju mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë, kur keni nevojë; një qeveri që është atje jo për t’jua bërë jetën më të vështirë, por për t’jua bërë më të lehtë.
Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve të barabarta të barazisë përpara ligjit, konkurencës së ndershme, aksesit të barabartë kurdo, veçanërisht në treg, me tenderat, prokurimet publike, në faktorët bazë të prodhimit dhe shërbimeve. Kjo është në zemër të platformës sonë. Me anë të kesajduam tlju shohim të keni sukses, të fuqizoheni, të punësoni, të rriteni, sepse një biznes I fuqishëm është prosperitet për vendin.
Për një kohë shumë të gjatë, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan. Ju ftoj që të bëjmë gjithçka së bashku që ta kthejmë në kryeqendrën e biznesit në Ballkan.