Tabaku: 74% e emigrateve te larguar te moshes 34 vjec. Sistemi korruptuar ka krijuar keneten e madhe ne Shqiperi.

Deputetja e PD Jorida Tabaku duke u bazuar në shifrat e Instat tha se sistemi i korruptuar në Shqipëri po krijon një kënetë të madhe në vend.

“Shifrat e EUROSTAT tregojnë se 74% e emigrantëve të larguar nga Shqipëria drejt BE janë të moshës +34 vjeç. Në kulmin e shanseve, pasi kanë marrë trajnimet dhe kanë përfunduar shkollën së bashku me një eksperiencë të mirë pune, kjo moshë largohet jashtë vendit me një trend të frikshëm pas vitit 2014. Arsyeja? Sistemi i korruptuar që ka krijuar kënetën e madhe në Shqipëri.” shkruan Tabaku.

Në një postim ne facebook Tabaku thotë se që prej vendosjes së taksimit socialist që ndëshkon shtresën e mesme dhe favorizon një sistem ekonomik dhe social për një grusht të vogël shqiptarësh, largimi i të rinjve dhe sidomos moshës 18-34 vjeç është kthyer në trend. Largohen sepse në vend të konkurrencës gjejnë korrupsionin, në vend të ideve novatore në ekonomi përballen me ide novatore në kapje shteti dhe në vend të meritokracisë përballen me oligarkinë.

Inovacioni nuk ndërtohet nga hiçi! Për të promovuar sipërmarrjen duhen politika fiskale dhe ekonomike që kjo qeveri i ka shumëzuar me zero. Shqiptarët janë varfëruar, janë larguar dhe qeveria ka dështuar për të ndërtuar një Shqipëri për qytetarët. Ajo ka qenë qeveria e pakicës dhe ka dënuar me keqqeverisje shumicën.

Prandaj, askush nuk duhet të gënjehet nga luga bosh e propagandës së rritjes së rrogës mesatare. Nëse qeveria do të kishte përzemër shqiptarët dhe mirëqenien e tyre do të ndërmerrte hapa konkretë për të luftuar korrupsionin, implementuar tregun e lirë dhe një sistem taksash të ndershëm ku nuk përjashtohet një pakicë në kurriz të një shumice që paguan sa frëngu pulën barrën e taksave.

Exit mobile version