Tabaku bën publike gjetjet e KLSH për Inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranën/  Nuk ka leje mjedisore! Drejtorit të Agjensisë së Kombëtare të Mjedisit nuk i kujtohet raporti i dërguar nga KLSH

PJESË NGA PYETJE – PËRGJIGJET NË KOMISIONIN HETIMOR

Ju keni qenë i përfshirë në këtë sector për një kohë të gjatë dhe besoj se ju ka ardhur një raport i KLSH-së në lidhje me disa shqetësime që lidhen me vlerësimin me ndikim në mjedis në mënyrë të veçantë për të tre inceneratorët por në mënyrë specifike për Inceneratorin e Tiranës.

Ish-Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi: Nuk kemi pasur në dijeninë time në dorëzuar pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit. Në dijeninë time jo, nuk mbaj mend të ketë pasur.

Jorida Tabaku: Nuk ju thotë asgjë fakti që KLSH thotë që a janë kryer konsultimet publike gjatë periudhës së planifikimit të impaktit. A ka marrë autoriteti mendimin e banorëve të zonës ku do të ndërtohej impianti i djegies por njëkohësisht depozitimin e hirit gjatë proçedurës së shqyrtimit të dokumentacionit. A kanë dhënë drejtoritë rajonale një mendim pozitiv apo negativ. Ka një sërë sygjerimesh që lidhen me pjesën tuaj por në mënyrë të veçantë për pjesën mjedisore. A ka pajisur Agjensia Kombëtare e Mjedisit me deklaratë mjedisore projektin për ndërtimin e inceneratorit? Procesi thotë KLSH nuk është transparent gjë që konstatohet edhe nga refuzimi i firmës nga ana e banorëve pjesmarrës në dëgjesat publike. Një sërë shkeljesh të cilat lidhen me dhënien e lejeve mjedisore për të cilat është përgjegjës institucioni juaj. Nuk keni asnjë dijeni për këtë raport?

Ish-Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi: Unë në dijeninë time, megjithëse duhet t’i drejtoheni Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, në dijeninë time nuk ka ndonjë raport të protokolluar pranë kësaj Agjensie.

Jorida Tabaku: Atëherë, shpresa me numër 18/11/2018 ku i përcillet z. Edison Konomi, drejtori i Përgjithshëm Agjensia Kombëtare e Mjedisit.

Ish-Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi: Nuk më kujtohet. Ju po flisni për një letër…

Jorida Tabaku: KLSH i ka nisur z. Edison Konomi një projekt raport në datën 18/11/2018 ku ka analizuar një sërë shkeljesh së Agjensisë së tij. Dua ti kujtoj të gjithë qytetarët që agjensia e z. Edison Konomi është përgjegjëse për dhënien shumë të rëndësishme lejesh mjedisore, shumë të rëndësishme në këtë proces. Dua t’i kujtoj z. Konomi që në tre dosjet që ne kemi administruar nuk ka leje mjedisore, për Inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranën. Lejet mjedisore janë marrë në shkelje.

Exit mobile version