Tabaku e Vokshi takime me gratë e Njësinë Nr.8

Deputetet demokrate Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi kanë zhvilluar takime me gratë e Njësisë Nr.8 ku kanë prezantuar platformën e dedikuar të Partisë Dmeorkatike për mbështetjen e grave shqiptare. “Gjatë këtyre viteve që punoj në Njësinë Nr.8 të Tiranës nuk kam pasur mbështetje më të madhe se sa zonjat dhe zonjushat. Në çdo rrugicë, rrugë apo derë që kam trokitur ato kanë qenë me mua pa përtuar asnjë herë në mbështetjen e tyre. Nëse sot unë jam deputete dhe në politikë, kjo është mbi të gjitha në sajë të mbështetjes së tyre. Prandaj, për sa kohë do të jem e angazhuar në jetën publike dhe politike do të luftoj për të drejtat tona, për punësimin e grave, për një përfaqësim gjithnjë e më dinjitoz dhe për mbështetjen e kujtdo që ka angazhimin dhe devotshmërinë e këtyre zonjave të nderuara. Pasi unë besoj thellësisht se e mira duhet të vlerësohet. Në këto katër vite, papunësia tek zonjat është rritur, ndërsa programi i PD-së do të ndihmojë punësimin e tyre si dhe rritjen e ndihmës ekonomike. Po sot, deputeti Flamur Noka në një bisedë miqësore me banorë të zonës përrreth rrugës “Besa” sa i takon investimeve të munguara, çmimeve të rritura të energjisë dhe ushqimeve, papunësinë dhe hallet e përditshme të një zone që ndodhet vetëm disa kilometra larg sheshit qindra milionë euro të rilindjes. Një bashkësi qytetarësh të përbuzur dhe diskriminuar sistematikisht nga një qeveri e angazhuar në makijazh dhe fasada. Programi i Partisë Demokratike ju siguron punësim, investime infrastrukturore dhe lirinë ekonomike”, shkruan Tabaku në një reagim të saj.

Artikulli paraprakDrejtori i OSHEE Elbasan, në fushatë çdo ditë për PS
Artikulli tjetërDemiraj urdhër policisë për paratë e krimit në zgjedhje