Tabaku: Inceneratori i Tiranës një përbindësh që vetëm gllabëron! Vlera e kontratës do të shkojë në 300 milion euro

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ishte e ftuara e mbrëmjes në SYRI TV. Ajo komentoi aferën e inceneratorëve, të cilën e ka denoncuar prej kohësh.

“Kam 3 vite që në emër të PD të denoncojmë këtë aferë me kosto të pallogaritshme në buxhetin e shtetit”, tha Tabaku.

Ditën e sotme, Tabaku u ndal sërish te inceneratori i Tiranës. Ajo iu referua një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Qeveria ka pasur raporte alternative, sidomos për inceneratorin e Tiranës.

Kontrata e inceneratorit të Tiranës është pa tavan, që do të thotë se pagesa do të rritet pa kufi. Pastaj janë kostot e shpronësimeve, kostot e normës së interesit që nuk janë llogaritur, kostot e inflacionit, kostot e kursit të këmbimit.

Është një përbindësh që vetëm gllabëron nga buxheti i shtetit. Kjo kosto i vendos financat publike në një balancë shumë të vështirë pasi nuk parashikohet sa do të paguhet në të ardhmen.

Vetëm rritja e kostove me 108 mln euro siç e ka konstatuar KLSh e rrit koston e borxhit.

Shqiptarët do të paguajnë shtesë 104 mln euro vetëm nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogaritja e saktë e volumit të plehrave. Kjo do të thotë që vlera e kontratës se operimit për incineratorin e Tiranës do të shkojë në 300 mln euro dhe jo 223 milionë euro, sa mashtron Ministria e Financave”, tha Tabaku.

Artikulli paraprakMerkel: Situata nga Covid-19 është dramatike, ja çfarë u kërkoj autoriteteve
Artikulli tjetërTre shpulla të Bashkimit Europian kundër kryeministrit