Tabaku: Këto janë kushtet “Rama”. Shqipëria mbahet peng nga Edi Rama!

Jorida Tabaku komentoi për Syri.net vendimin e BE për të mos nisur negociatat me Shqipërinë. Ajo tha gjatë intervistës se vendimi nuk është për Shqipërinë, por është vetëm për Edi Ramën.

“BE na ka shtuar kushte të reja, të paprecedenta, në mënyrë që ne t’i bashkohemi BE-së. Këto kushte lidhen me Ramën – nisja e menjëhershme e procedimeve penale ndaj gjithë atyre që dyshohen se janë përfshirë në blerjen e votës dhe manipulimit të zgjedhjeve”, u shpreh zonja Tabaku.

Ish-deputetja tha se qëllimi kryesor i politikës së jashtme shqiptare për një gjeneratë të tërë ka qenë bashkimi me BE. “Tani, që i kemi shkuar kaq afër dhe kur shumë nga fqinjët tanë i janë bashkuar, Shqipëria mbahet peng nga një njeri. Nga korrupsioni i tij. Me manipulimin e zgjedhjeve prej tij. Dhe nga lidershipi i tij i dështuar”, u shpreh Tabaku.

Artikulli paraprakKina me rritjen më të vogël ekonomike në 27 vjet
Artikulli tjetërLoiseau: Si mund të hapnim negociatat me Shqipërinë ku mafia bën ligjin atje!