Tabaku mesazh për konferencën e FMN dhe BB

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në konferencën e organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për Parlamentarizmin Global që zhvillohet në javën e takimit ndërkombëtar për Parlamentarizmin Global.

Në këtë konferencë ajo ka transmetuar një videomesazh në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare përgjatë vitit aktual duke theksuar problemet sutrkturore të ekonomisë sonë dhe njëkohësisht korrupsionin që ka kaluar në nivelin e kapjes së shtetit.

“Në Shqipëri, situate është më problematike si pasojë e strukturës së ekonomisë, nivelit të lartë të pabarazisë, presionit të lartë të borxhit në buxhet dhe tek shpenzimet. Inflacioni ka goditur fort të ardhurat e familjeve; çdo familje shqiptare shpenzon 41.3% të të ardhurave të saj për ushqimet bazë. Inflacioni bazë është më i larti në rajon por me një rritje ekonomike të dobët prej 2.2% sjellin një perspektivë pesimiste.” u shpreh Tabaku

Për deputeten demokrate, e gjithë kjo situatë nuk është surprizuese “ndërsa buxheti ka si prioritet koncesionet dhe PPP duke krijuar risqe të larta në periudhën afatmesme dhe afatgjatë por duke pasur parasysh gjithashtu dhe kërcënimin nga rritja e çmimeve të energjisë dhe emigracionit!”

Kjo situatë ka sjellë rritjen e emigracionit të shqiptarëve në vendet e BE duke ulur krahun e kaulifikuar të punës. Ajo nënvizoi se qevria duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe të guximshme për t’u përballur me këtë situatë.

“…na duhen veprime konkrete për të shpëtuar qytetarët tanë dhe për t’u angazhuar në një set reformash strukturore; si minimizimi i kostos së korrupsionit nga buxheti; fokusimi në arsim, shëndetësi duke investuar dhe padyshim mbështetje për dy kontributorët kyç të PBB sonë; turizmi dhe bujqësia. Qeveria duhet të bëjë gjithçka që duhet për të reduktuar riskun e pasigurisë dhe mungesës së qëndrueshmërisë në rritje. Inovacioni nuk krijohet nga hiçi dhe ka nevojë për investime në arsim treg të lirë që prodhon pasuri dhe rritje ekonomike. Shqipëria duhet të jetë e aftë që të tërheqë Investime të Huaja Direkte që i japin vlerë të shtuar ekonomisë dhe jo kosto buxhetit. Energjia dhe diversifikimi i saj është një mundësi e përkryer.”

Ajo falenderoi Bankën Botërore për ndihmën prej 900 mln eurosh që i ka akorduar Shqipërisë dhe theksoi se fokus në investime duhet të ishte në “njerëz është çelës për të ardhmen tonë, fokusimi për uljen e emigracionit dhe shndërrimi i luftës kundër korrupsionit në një prioritet kombëtar duhet të jetë fokusi ynë.” përfundoi deputetja Tabaku.

Artikulli paraprakAkti kriminal ndaj përfaqësuesit politik në Vaun e Dejës, reagon Gazment Bardhi
Artikulli tjetërKryetari në detyrë Alibeaj: Misioni i PD-së nuk ka përfunduar, është për të ndryshuar Shqipërinë