Tabaku: Në Shqipëri korrupsioni po kthehet në normalitet!

Pjesë nga fjala e Jorida Tabakut në takimin e Global Initiative

Pata sot kënaqësinë të isha sot pjesë e takimit të Global Initiative. Tejet e gëzuar që në këtë takim pashë më shumë zonja që punojnë me dëshirë dhe pasion për punën tuaj.

Në kushtet e Shqipërisë, shoqëria civile dhe gazetaria investigative kanë qenë shumë të rëndësishëm në jetën politike dhe publike.

Si kryetare e Këshillit të Integrimit Europian do të përkujdesem edhe më shumë në praninë tuaj në Kuvend sidomos në një situatë të tillë.

Çështja e korrupsionit është një çështje e lidhur me vullnetin politik. Shqipëria konsiderohet një vend ku shteti është i kapur, kjo do të thotë që nëse parlamenti miraton me qëllim ligje të tilla nuk mund ta shpëtojë vendin administrata.

Fatkeqësisht problemi në Shqipëri lidhet me faktin se korrupsioni po kthehet në normalitet.

Kemi ligje që nuk ndjekin detyrimin ligjor për konsultimin publik, sa nga ju është konsultuar për paketën e shpifjeve apo ligjin e Agjencisë së Mediave.

Në 15 kritere që ka vendosur BE për integrimin 6 prej tyre janë nën juridiksioin e Ministrisë së Drejtësisë dhe ai smund të jetë kontrollori i zbatimit të 15 kritereve. Ministri i Drejtësisë është një ministri e linjës që duhet të japë llogari për kriteret e tij.

11 dosje janë dërguar personalisht nga unë në SPAK, 9 dosje politike dhe 2 dosje për shpifje.

Deri më sot SPAK ka dështuar dhe nuk ka asnjë masë ndëshkuese për politikanët, SPAK është shumë pak dhe ka hetime që mund t’i bëjë një prokurori.

#krimi #shqiperia #globalinitiativenetëork #gitoc #GI #albania #shqiperia #tirana #meetting #takim #ojq #ngo #event

Exit mobile version