Tabaku: Nuk ekzistojnë fondet për ineceneratorin e Tiranës. Sqaron kërkesën e PD dy muaj më parë për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit

Në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku deklaroi se po krijohet një incenerator që nuk ka akoma lejen e vlerësimit të ndikimit në mjedis.

“Bonusi i është dhënë një kompanie që nuk ekziston. Po krijohet një incenerator që nuk ka akoma lejen  vlerësimit e ndikimit në mjedis dhe të gjitha procedurat e tjera. Loti i 6 i punimeve përfshin edhe impiantin e ujërave të ndotura kur të shkojmë atje do të shohim nëse ka apo jo impiant të ujërave të ndotura”, tha më tej Tabaku, ndërsa shtoi: Më datë 07.12 2016 me një vendim të Këshillit të Ministrave miratohet bonusi për procedurën koncenisonare të inceneratorit të Tiranës, pra edhe pse janë ngritur dyshime për shkelje të ligjeve, nga pasur kundërshti nga 5 ministra, Këshilli e ka miratuar.  Kostoja totale 29 euro për ton. PPP thotë Lefter Koka është një mënyrë europiane. Duhen garantuar 700 ton mbetej në ditë dhe këtu ngrihet për herë të parë edhe çështja e pronës…projekti nuk është planifikuar në tavanet buxhetore të Ministrisë së Mjedisit sepse ky projekt nuk paguhet nga qeveria. Përpjesën e detyrimit do të diskutohet.Për të paguar koston e inceneratorit në Tiranë, rriten edhe taksat…Nuk mund të identifikojnë një koncensionar më të saktë se këto që janë publikuar, ka thënë Ministria e Mjedisit’, tha Tabaku.

Gjithashtu Tabaku ka sqaruar kërkesën e PD bërë dy muaj më parë për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit me dy muaj.

“Kemi bërë kërkesë për shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj. Kërkesa është bërë që në datën 20.12.2021 drejtuar Kuvendit. Këtë kërkesë ne e diskutuam në 19 janar por nuk patë vullnet politik. Ky është një sqarim i bërë për të kundërshtuar gojët e liga që flasin pa ditur faktet e prova për punën e Komisionit Hetimor të trajtimit të mbetjeve.  Interesi publik ishte për të ditur nëse kemi kërkuar apo jo shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor dhe kjo kërkesë është bere”, tha Tabaku.

Exit mobile version