Tabaku nxjerr bllof qeverinë: Asnjë banor në shtëpitë e inaguruara në Laç. Inceneratorët? Të gjitha provat do të shkojnë në SPAK!

 

Në seancën e sotme plenare, Jorida Tabaku u shpreh se projekti i fiskalizimit po dëmton masivisht bizneset e vogla.

Gjithashtu Tabaku tha se në këtë situatë ku ndodhet vendi, dhe në një kohë kur të dhënat e më shumë se 600 mijë qytetarëve i bënë publike, fiskalizimi nuk duhet të ekzistojë.

‘Projekti i fiskalizimit po dëmton masivisht bizneset e vogla. Fiskalizimi edhe në kushte kur kanë dalë të dhëna personale edhe në kushte kur ja në publikuar të dhënat e pagave nuk duhet të ekzistojë më sepse me Edi Ramën nuk ka siguri. Çdo gjë do të bëhet për zgjedhjet. Nuk jam kundër procedurave që shërbejnë për formalitetit, por në këtë rast kemi të bëjmë më korrupsion’, tha Tabaku.

Nga ana tjetër Tabaku ka nxjerrë bllof qeverinë se në Lacc dhe në 5 maji edhe pse banesat e reja janë inaguruar, në to nuk ka banorë. Tabaku më tej u shpreh e vendosur për të ccuar në SPAK të gjitha p[rovat e mbledhura për inceneratorët edhe pse hetimi u ndal.

“Në qoftë se nuk e dinë në Lacc nuk ka banorë në banesa, as tek 5 maji e dhanë edhe mediat. Janë të inaguruara por pa njerëz. Nuk kanë mënyrë tjetër e të bërit propagandë vetëm me ccdo gjë fake. Sa I përket inceneratorëve, edhe sot që flasim kam një javë që  I lutem sekretares për të nisur një shkresë. E votuan kundër planin e hetimit dhe tano thonë pse nuk thërritet dëshmitarë. Kjo është ironia më e madhe. Unë do t’I ccoj të gjitha në SPAK. Komisioni hetimor me  aq paksa u mblodh e ccoi Lefter Kokën pas hekurave, imagjino se ccfarë mund të bëjë nëse vazhhdon më tej”- tha Tabaku.

 

(Rilindja Demokratike)

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakDy pronarët e kompanive të inceneratorit të Elbasanit në kërkim ndërkombëtar/ Basha: E kam paralajmëruar disa herë që do zhduken, në mos i gjetë diçka më e keqe, se dinë shumë!
Artikulli tjetër“Ulëritëse! Magjistari i pasurive që shet e ble prona me çmim dyfish…”/ Bardhi reagon pas deklaratave të Berishës: I domosdoshëm ngritja e Komisionit Hetimor për pastrimin e parave