Nga Jorida Tabaku
85% e shqiptareve refuzuan dje Edi Ramen, refuzuan farsen elektorale. Siç e ka zakon Edi Rama beri gjithcka per te manipuluar numrin e votuesve me shpresen se do te mashtronte shqiptaret. Por nuk ia doli dot. Dje ne nje bisede live doli bllof edhe nenkryetari i bashkise Mazniku ne perpjekje per te shtuar numrin e pjesmarrese ne degen 8.
PD ka vendosur në çdo qendër votimi persona që kanë numëruar votuesit që kanë marrë pjesë në votime. Për çdo njësi, bashki dhe qark ne kemi numrin e personave që kanë marrë pjesë në votime.
Në Tiranë, pjesmarrja nuk shkon më shumë se sa 12-15%. Në KZAZ 38 kanë votuar rreth 4 mijë persona nga rreth 37 mijë votues që ka lista e zgjedhësve, një shifër shumë e vogël në raport edhe me mbi 18 mijë votues që kanë votuar herën e fundit.
Në vitin 2015 pjesmarrja në këtë zonë ishte 51% dhe aktualisht është 12%.
Kjo shifer u mundua te manipulohej nga zoti Mazniku por doli bllof. Dua t’i konfirmoj zotit Mazniku se shifra prej 4 mijë personash që kanë votuar në KZAZ 37 është e konfirmuar edhe nga shtabi i PS-së dhe zotit Veliaj që e kanë pranuar këtë shifër.
Për mbi katër orë në zona qendra të caktuara votimi nuk është paraqitur asnjë person, presioni ka vazhduar të ushtrohet karshi administratës. Por duket se nuk ka funksionuar siç kishin pritur.
Falenderoj çdo shqiptar që refuzoi të ishte pjesmarrës në këto zgjedhje fasadë. Ato na dhanë ne të drejtë në lidhje me procesin e manipuluar dhe dëshmuan që ne kishim të drejtë që refuzuam të ishim pjesë e farsës.