Ish-deputetja e PD, Jorida ka publikuar një video me mashtrimet e Ramës dhe premtimet e pambajtura të tij.
Në reagimin e saj Tabaku shkruan se, sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte ç’kishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku.
Reagimi i plotë i Tabakut
Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte ç’kishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku.
Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.
Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën.