Gjatë debatit për Aktin Normativ 2021 dhe dekretin e presidentit Meta, deputetja Jorida Tabaku shprehu habinë se çfarë lidhje ka pandemia me 900 mln lekë që qeveria do t’ia japë Bashkisë Tiranë për godinën e Teatrit Kombëtar.
Ajo vuri në dukje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ia ka hequr të drejtën Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim për Teatrin Kombëtar, prishja është ilegjtime, prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës. Për çfarë arsye i kaloni Bashkisë Tiranë 900 mln lekë për Teatrin Kombëtar kur vendimi për prishjen është antikushtetues dhe prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës?!”
Ajo vuri në dukje se ky veprim nuk ka lidhje me pandeminë dhe as me rindërtimin. Vendimi është abuziv dhe po përpiqet të shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.