Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku kshkruan në një postim në Facebook se ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Tabaku e përforcoi këtë mendim pas vizitës që krue sot në disa biznese në Tiranë.
“Vizita pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës ishte sot një tjetër dëshmi e gjendjes së mjeruar të sipërmarrjes në vend, shkruan Tabaku. Në çdo biznes që u futëm për të biseduar dëgjuam pesimizmin e tregtarëve. Konsumi ka rënë, taksat dhe tarifat kanë shteruar burimin e të ardhruave, tatimorët qarkullojnë biznes më biznes për t’u marrë edhe çfarë u ka mbetur.
Nëse kjo është situata në arteriet kyç të Tiranës ajo çfarë ndodh në periferinë e varfëruar dhe të harruar është edhe më errët. Shqipëria po shndërrohet ngadalë në moçal sa i takon bizneseve. Ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Beteja për fiskalizimin është gjoba e fundit me kosto 1000 euro në kurriz të sipërmarrjes për interes të klientelës. Njësoj si PPP-të që po u marrni dhe gramin e fundit të të ardhurave shqiptarëve.