Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka shpjeguar qëndrimin e PD pro shtyrjes së mandatit për organet e vettingut.
“Kjo reformë nisi me qëllimet më të mira, të paktën nga ana jonë. Fatkeqësisht kjo reformë u shkel me dy këmbë në votimin e 6 ligjeve siç ishte dhe ligji i vettingut. Për mua procesi i zbatimit të vettingut, siç thotë dhe progres-raporti ka pasur probleme. Nuk ka pasur vullnet kjo palë këtu. Ndaj u krijuan probleme në gjykata. Procesi i vettingut nuk ka përfunduar ashtu siç thatë ju. Sot PD ka ardhur për të votuar këtë ndryshim jo se thotë PS, por sepse është kërkesë e OMN-së. dhe për asgjë tjetër. Nëse ka nevojë për reforma të tilla që pengojnë procesin e integrimit PD s’do të bëhet pengesë. Por vullnetin politik për ta mbajtur peng këtë proces, se zëvendësojmë sot, por i bën qeveria reformat. Sot nuk është lajm për mua vettingu, pasi është fatkeqësi që sot aty kanë kaluar gjyqtarë që kanë pasur lidhje me komunizmin. Lajm është ngrirja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Në 25 prill fatkeqësisht, thuajeni si të doni, nuk arriti do që të vullneti i shqiptarëve të përkthehej në mandate në Kuvend.”, tha ajo.