Tahiri dorëzon mandatin duke qarë: Më thanë, mbrohu duke thënë se unë jam Rama tek droga, më kriminalizoi Xhafa

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se dorëzon mandatin e deputetit. “Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo.
Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevoje as për mandat e as për te qene deputet për tu përballur me palaçot e politikes. Me mua mund të merren do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, do të bëjmë si do bëjmë, do të durojmë deri në fund. Deri atëherë unë do te jem këtu patjetër se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.” – ka përfunduar Tahiri.
Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri ka zgjedhur një rrugë tjetër për të mbrojtur veten dhe Ramën përpara lumit të sulmeve ndaj ish-shefit të tij. Tahiri duket se ka marrë një garanci nga Rama se Prokuroria e kontrolluar prej tij nuk do të arrestojë por nëë këtë pikë i duhet që të shpëtojë edhe Ramën përpara bllokadës ndërkombëtare, ose dorëzo Tahirin, ose nuk ka negociata.
Një tjetër mesazh direkt për ramën dhe drogën. Tahiri ka zgjehur një mënyrë tjetër për t’iu adresuar për gjuhën e koduar. Ai i ka rënë pak nga larg duke kujtuar se çfarë i ka sygjeruar “dikush për tu mbrojtur dhe dalë i pa lagur nga akuzat.
Tahiri ka vendosur veten e tij në krah të Ramës duke i dhënë mesazhin se po e mbron nga ata që i kanë çuar mesazhin për ta shitur për drogën. “Njëri erdhi dhe më tha se duhet të mbrohem se nuk jam unë trafikanti, por është Rama”, tha Tahiri duke përçuar mesazhin e një aleance mes tij dhe Ramës për të mos lejuar zbardhjen e trafikut të drogës pasi të dy ata janë aty dhe të dy ata do të bien bashkë.

Ish-ministri i Brendshëm ka drejtuar gishtin tek ministri i Brendshëm Xhafa, i cili sipas tij e ka kriminalizuar atë për trafikun e drogës. Ai kujtoi se Rama falenderoj paraardhësit për punën e bërë , ndërsa ministri i Brendshëm më kriminalizoi mua dhe policinë.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar situatën e çështjes së tij që pas nisjes së hetimeve për trafik ndërkombëtar droge.
Tahiri nuk u kursye për opozitën, kur kujtoi miellin dhe çizmet e përdorura nga opozita për të penguar seancat plenare.
Ish-ministri ka kujtuar fjalën e përdorur nga Rama 6 muaj më parë për Tahirin, në kohën kur skandali “Habilaj” doli në dritë “Dru i shtrembër”.
Të njëjtën fjalë e rikujtoi Tahiri sot, teksa tha se “gjyqin ta bën djalli” referuar klasës politike shqiptare.
Më tej ish-ministri u ndal tek zërat që qarkullojnë në media se ka qenë Tahiri shkak për mos hapjen e negociatave.
“Doja të flisja në parlament por mes miellit dhe çizmeve nuk kisha rrugë tjetër për të ndarë me ju këtë qëndrim timin. Ska ngelur i madh e i vogël që ta dijë se para 6 muajsh për mua nisi një histori. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj lloj e soj rrace që sikur të kisha qeverisur edhe për 30 vite nuk do kisha imagjinuar kaq akuza për veten time. “Trafikant, dru i shtrembër”-gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që ta bën raca që ka qeverisur këto vite. Kam bërë gabimet e mia kur kam qeverisur. Kanë thënë që më ka mbrojtur imuniteti, më ka mbrojtur Edi Rama. E kam thënë dhe do e ripërsëris, nuk më duhet mbrojtja. Tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin, këta që kanë vjedhur çdo gjë, dhe integrimin e paskam penguar unë? As fshihem në parlament, e as marr rrogën kot.”-tha Tahiri.

E ka treguar hapur mllefin dhe pakënaqësinë Saimir Tahiri për pasardhësin e tij në detyrë, Fatmir Xhafajn. Ministrin e Brendshëm, Tahiri e ka sulmuar për faktin që del në media duke numëruar bandat dhe grupet kriminale dhe për vetingun në polici.
“Tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë parë 30 vite nga politika. Shumë mirë, të pastrohet policia. Unë jam shumë dakort. Po kjo nuk bëhet as brenda ditës, as me veting. Se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë, për korrupsion, për shkelje të ligjit, për ishin shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë nuk e thotë njeri. Po unë pyes: Pse nuk e filluam nga vetja ne Vettingun? Deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë. Pas gjyqtarëve, prokurorëve pse nuk e filuam nga vetja ne? Nga politika… Unë po gjykohem dhe hetohem dhe kjo është kaluar vettingut…” u shpreh Tahiri, që vazhdoi të sulmojë Fatmir Xhafajn për fjalimet që mban në Forumin e Sigurisë.
“Ministri i Brendshëm, numëron bandat në televizor. Një tmerr që të largohesh dhe të marrësh valixhet. ka më shumë kriminelë në Itali, po askush nuk flet kështu. Ka më shumë krimenelë në Greqi po askush nuk flet kështu. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion, kriminalitet në çdo vend të Europës, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë” u shpreh Tahiri.
Por çfarë do ndodhë me të? A do kërkojë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin? Fillimisht pritet që mandati i tij të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ duhet të pranojë dorëheqjen dhe të konstatojë përfundimin e mandatit për deputetin Saimir Tahiri. Pas kësaj, nëse prokuroria e vlerëson për një arrest të mundshëm të tij, atëherë mund të veprojë me “urdhër arrest” dhe më pas ky urdhër të vlerësohet nga gjykata.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda do ta thërras ish-ministrin e Brendshëm për një seancë pyetjesh. Pritet që Tahiri javën e ardhshme do të pyetjet për lëvizjet e tij në Greqi dhe në Itali me makinën që ua kishte shitur Habiljajve.

Artikulli paraprakVendi drejt zgjedhjeve të reja?
Artikulli tjetërRoma-Bayern, finalja e Champions… nëse do kishte VAR!