Tahiri flet dhe nuk mohon takimin me Ramën, shantazhimi i ri për ish-shefin: Do flas mbrapa

Situata e Taihrit duket e vështirë. Brenda ditës së sotme ai ka dalë dy herë para mediave me mesazhe shantazhuese në drejtim të Ramës. Ai ka ndërhyrë në mbrëmje në studion e debatit “Opinion” duke adresuar një shantazhim të ri për ish shefin e tij. “Do të flas më mbrapa” i’u përgjigj Tahiri pyetjeve të drejtuesit të emisionit, i cili i referohej deklaratave të Ramës dhe ministrit të Brendshëm se vendi u mbush me drogë gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm.
Një detaj tjetër në intervistën telefonike të Tahirit ishte edhe fakti se ai nuk mohoi një takim me Ramën. Fevziu e pyeti tre herë Tahirin nëse ishte takuar këto kohë me Ramën dhe nuk mori asnjë përgjigje për këtë pyetje e cila ishte e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur. Fakti që Tahiri nuk ju përgjigj një pyetje të tillë të lë të kuptosh se një takim i tillë ka ndodhur. Jo më larg se pak javë më parë “qytetari dixhital” informoi një takim mes Ramës dhe Tahirit në nja nga spitalet private në Tiranë, i cili nuk ëhstë hehdur poshtë sonte në intervistën e Tahirit.
Duket se karteli megjithëse në ditë të vështira vijon komunkimet e fshehta edhe përmes shantazheve. Ajo që duhet kuptuar është se Rama prej kohësh kërkon të shpëlajë duart me Tahirin, kjo edhe nga presioni i fortë ndërkombëtar, ndërkohë Tahiri ka gjetur si armë mbrojtëse shantazhin ndaj Ramës.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë, gjatë një lidhje live për emisionin Opinion, është shprehur me tone të nxehta ndaj pyetjeve të drejtuara nga të ftuarit në panel.
Pyetja e drejtuar nga profesor Mark Marku nëse e dinte se cfarë do të thotë detyra e ministrit, ka qenë momenti që ka nervozuar ish-ministrin Tahiri në lidhjen live për ‘Opinion’.
Ish-ministri u shpreh më tej se deklarata e tij ka ndoshta një mungesë etike në këto çaste, por ato që thuhen rreth tij nuk kanë lidhje me të.
Tahiri tha se askush nuk mund të shesë moral, për më tepër Saliu dhe Luli.
Ai deklaroi se nuk ka arsye të kërcënojë askënd, pasi ai ka një betejë me të vërtetën.
Tahiri: Unë se kuptoj se pse hidhni faji në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se Saliu dhe Luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.
Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj lloj bij kurvash në daç po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi.

Besohet se Tahiri e shantazhon Ramën me disa video të cilat ai disponon dhe ku del qartë implikimi i shefit në pazaret e drogës si dhe vëllait të tij i implikuar direkt në dosjen e laboratorit të Xibrakës të hetuar nga gjermanët. Pikërisht këtij fakti i referohet shpesh edhe Kryetari I PD, Basha kur thotë se gjermanët kanë informacione të forta për lidhjet e Ramës me trafikun e drogës.
Në Kuvend ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pritur përzemërsisht nga gratë ministre të kabinetit qeveritar, zonja Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla por dhe ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Mes puthjeve nuk kishte si të mungonte Mimi e radarëve të drogës.
Deputetja nuk e ka harruar bashkëpunëtorin e grupit të habiljave me të cilin ndanin detyrat për të lejuar trafikantët e drogës të tranpsortonin kanabisin drejt Italisë. Detyra e Mimit sikurse është provuar tani edhe nga ushtria dhe hetimi ishte që të fikte radarët sa herë habilajnt transportonin drogën. Në këmbim Mimi merrte pjesën e vet nga ky trafik shtetëror.
Grupi I habiljave ka festuar sot në Parlament rekomandimin për hapjen e negociatave, veçse kjo festë duket se mund tu mbette në grykë pasi mund të krijojë akoma dhe më shumë probleme tek vendet anëtare të BE, të cilat do të shtojnë dyshimet se rekomandimi nuk i është dhënë Shqipërisë, por krimit të organizuar.

Exit mobile version