Tahiri-Habilaj/ Prokuroria e Katanias kërkon rikthimin në qeli të financierit të bandës

Prokuroria e Katanias ka ankimuar vendimin e gjykatës e cila liroi nga qelia Nezar Seitin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Seanca për të ashtuquajturin “finacieri i Habiljave” pritet të zhvillohet në fillim të muajit Shtator dhe prokurorët kanë kërkuar rikthimin në burg.
Shqiptari 42-vjeçar u lirua ditën e mërkurë nga Gjykata e Katanias dhe është e paqartë se çfarë ka ndryshuar në pozitën e tij proceduriale që togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë.
Seiti u arrestua në tetor të vitit të kaluar në Vlorë dhe u ekstradua drejt Italisë në janar, duke hapur një debat të madh politik.
Opozita akuzonte mazhorancën se ai u ekstradua për të mbyllur dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

auto 10 151535208149

Artikulli paraprakBeu i Surrelit me avion charter për të parë Juven, shqiptarët paguajnë
Artikulli tjetërDenoncimi i Berishës/ Policët në portin e Vlorës marrin 200 euro për person për të kaluar në Itali