Tahiri ka mbushur Shqipërinë me 1500 leje skafesh

Për t’i krijuar lehtësi transportit të drogës, Tahiri ka dhënë mbi 1500 leje skafesh, duke i hapur rrugën bandave të lidhura me qeverinë të vijojnë lirshëm nxjerrjen e tonelatave me kanabis jashtë vendit. “Ju jeni kanabistë. A e dini ju që tani flitet vetëm për parcelat tuaja kudo? Parcela e këtij ministri e parcela e atij ministri dhe ky (Rama) ka marrë transportin përsipër me Ardian Çelën. Të jeni të bindur që do të paguani një çmim shumë të shtrenjtë për këtë që po bëni. Iku Riformato, erdhi Guido. A e dini që ky Guido, ky turisti juaj i dashur është në ndjekje penale në Gjykatën e Lartë? A e dini që ky (Tahiri) është skafisti që ka mbushur Shqipërinë me 1500 leje skafesh? Dhe ky del e mashtron shqiptarët me komunikata që nuk kanë qenë kurrë. Sigurisht që ka pasur kanabis, s’e mohon kush, por nga 2013-ta deri sivjet, kanabisi është rritur 1500 herë në sipërfaqe. Kanabisi është bërë pronë e organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama që po zëvendëson çdo lloj investimi”, tha  ish-Kryeministri.

Artikulli paraprakTë anulohet udhëzimi që lë pa arsim të lartë maturantët
Artikulli tjetërAfera me ARMO-n, Rama ia dhuroi Besnik Sulës