Tahiri kërcënon direkt kreun e qeverisë: Pse drejtësia nuk heton Ramën?

Tahiri ka kërcënuar direkt përmes një prononcimi për mediat kreun e qeverisë, Rama, të cilin ai e shikon si njeriun që e ka shitur dhe tani po kërkon burgosjen e tij. Tahiri ka qenë i drejtpërdrejtë në deklaratën e vet dhe ai ka ngritur publikisht pyetjen se përse drejësia nuk e heton Ramën për blerjen e votave?

“Ata trafikantë flasin për 5 milion euro dhe 20 milion që fitoja unë dhe i doja për zgjedhjet. Atëherë përse prokuroria e krimeve të renda nuk ka hetuar nga Edi Rama tek unë dhe te të gjithë e të bënte namin?”, tha Tahiri. Ish-ministri ka lëshuar kështu një shigjetë kërcënuese për Ramën.

Dihet që Tahiri disponon dokumenta dhe përgjime të shumta dhe ka në përgjimet tij ka individë në hierarkinë më të lartë të pushtetit të cilat i ka siguruar gjatë kohës që ka qenë në krye të ministrisë së Brendshme. Piëkrisht me këto dokumenta dhe përgjime Tahiri duket se e ka kërcënuar drejtpërdrejt Ramën.

Ndoshta edhe për shkak të ndjekjes së tij në liri, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë ndryshe nga të pandehurit e tjerë që jemi mësuar të shohim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

I pajisur me një tabelë ai ka shpjeguar hap pas hapi para gjyqtarëve çdo detaj si mbrojtje ndaj pretencës 35 faqe të prokurorisë, e cila në final kërkoi 12 vjet burg për të,

Sa i takon përgjimeve, Tahiri tha:“Habilaj është përgjuar duke thënë se jam me shefin e madh në datën 22.11.2013, por unë kam qenë në Bruksel për integrimin e Shqipërisë. Në datë 23 nëntor 2013, Habilaj është përgjuar duke thënë se jam këtu me shefin për drekë, por unë në 23 nëntor në orarin e përgjuar kam qenë në konferencë për mediat për rastin e të arratisurve nga burgu i Drenovës. Kam qenë në zyrë në takim me kreun e SHISH, Visho Ajazi, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço”.

Ish-Ministri tha se edhe nga sekuestrimi i telefonave të tij nuk ka dalë asgjë.
Saimir Tahiri: Më kanë sekuestruar telefonat e mi, ka rezultuar zero komunikim me Habilajt dhe të gjithë pjesëtarët e arrestuat. Kanë pyetur në 15 qytete në Greqi dhe në Mal të Zi nëse kam prona a pasuri që mund ti kem përfituar nga trafiku. Ka rezultuar negative të gjitha.

Në lidhje me katër episodet e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë për të cilën e akuzon prokuroria së bashku ish-drejtorin e pol;icisë së Vlorës, Tahiri pati këtë përgjigje.

Saimir Tahiri: Më sillni një provë për katër episodet që më akuzoni. Grupi i strukturuar kriminal, akuza kërkon një provë se çfarë kam bërë, ngarkim- shkarkim, ngritje trau, kam blerë cigare për grupin? Po si është e mundur që një Ministër i Brendshëm të ketë rolin e ndihmësit.

Me akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhiraj ku ai thotë se kushot e Ministrit kanë marrë garanci. E pse qenkam unë Ministri e jo një tjetër Ministër nga Vlora? Unë paskam takuar në drekë Habilajt, kjo nuk është e vërtetë.

Ata janë proceduar penalisht 4 herë nga policia e shtetit. 6 shkresa ja kam çuar Mimi Kodhelit për radarët. Ndërkohë që pretendoni se kam qenë në drekë me Habilajt, unë kam qenë në zyrë me Llallën, Ajazin pasi na ishin arratisur 7 kriminelë nga burgu i Korçës.

Ata trafikantë flasin për 5 milion euro dhe 20 milion që fitoja unë dhe i doja për zgjedhjet. Atëherë përse prokuroria e krimeve të renda nuk ka hetuar nga Edi Rama tek unë dhe te të gjithë e të bënte namin.

Edhe pse i përjashtuar nga partia, Tahiri duket se nuk e ka humbur interesin ndaj zhvillimeve që ndodhin në kampin rozë.
Saimir Tahiri: Kanë hetuar çdo lëvizje timen hyrje-dalje e çdo gjë, por unë jam Ministri që kam fjetur në hotelin më të shtrenjtë 140 euro e jo si ajo tjetra 900 euro.

Më tregoni një veprim të jashtligjshëm dhe shkoj në burg, por jo thashetheme e sajesa. Tahiri ka dhënë shpjegime në kontekstin historik të ngjarjeve se si kur ai ishte Ministër, Habilajt nuk kishin mbrojtje pasi janë proceduar në tre raste.

Saimir Tahiri: Me 23 prill 2017 Dritan Prençi, prokuror i kësaj dosje, ka marrë një email me të dhëna mbi Habilajt që kultivonin kanabis. Ky email është dërguar nga njëri nga drejtuesit e Policisë që po akuzohet sot si bashkëpuntor me Habilajt.

Këtu Tahiri ngre pikëpyetje: Pse të mos dyshojmë se për 16 muaj( ditë kur nisi procedim i parë për Habilajt nga vetë Jaeld Çela) prokuroria i ka mbajtur pa hetuar Habilajt? Pse të mos dyshojmë që ishte prokuroria që i mbronte?

Policia ka referuar në prokurori në 9.6.2016 Habilajt për kultivim, kohe kur Jaeld Çela ishte drejtor i policisë së Vlorës. Jaeld Çela akuzohet se ka ndihmuar Habilajt në 4 raste të trafikut në Itali, por pse nuk thotë Prokuroria që Jaeld Çela nuk ka qenë drejtor e as polic në Vlorë për tre rastet e para të trafikut?

Exit mobile version