Paloka: Tahiri kërcënon Ramën për herë të dytë publikisht

Nënkryetari i PD, deputeti Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Tahiri kërcënon për herë të dytë Ramen publikisht.
“Ka perdorur perseri nje shprehje te Rames per ta kercenuar : “Nuk ka bir nene dhe bir kurve te me ndaloje…” kercenoi sot Tahiri me te njejten shprehje qe pergjigjej dikur Rama per akuzat e korrupsionit qe i beheshin kur ishte kryetar bashkie.
Paralajmerimi i pare i Tahirit ndaj Rames u be publikisht ne fillimet e skandalit po me nje shprehje te perdorur nga Rama: “nuk keni pare asgje akoma”
I gjendur ne te njejtat rrethana, kur arrestimi i tij eshte perseri afer , i kerkuar me kembengulje jo vetem nga opozita por dhe nga nderkombetaret per shkak te fakteve evidente, Tahiri duket se ka marre sinjale edhe qe Rama eshte gati ta leshoje per here te dyte. Berisha beri dje nje denoncim qe si gjithmone rezulton i vertete dhe me se i sakte.
Ne keto kushte vjen kercenimi i dyte i Tahirit per Ramen duke i bere te qarte se jo vetem nuk pranon te bej burg per Ramen por ne se Rama do e leshoje, ai do nxjerre jo vetem bemat e fundit te shefit te tij por do ti kthehet dhe aferave korruptive te bashkise.
Keta jane ata qe na drejtojne dhe pretendojne madje te pranohen dhe ne BE”, shkruan Paloka.
Tahiri u shfaq sërish sot në Kuvend duke u pritur me puthje e përqafime nga deputetet socialiste.
Ish-Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi që të nxirret jashtë Parlamenti Saimir Tahiri. “Nxirreni jashte Saimir Tahirin nga Parlamenti se po kremtoni Raportin me njeriun me ryesor te droges ne Ballkan bashke me Edi Ramen. Nxirreni jashte mos festoni me te! Atehere ftoni dhe Habilajt dhe Klement Balilin te vijne ketu!”, u shpreh Berisha.
Deputetët e opozitës braktisën Parlamentin për shkak të Tahirit.

Exit mobile version