Tahiri në “arrest shtëpie”, reagon Berisha: Kryegjykatës Rama e “dënoi” Sajen me qëndrim në shtëpinë e tij po jo të miqve!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar me anë të një postimin në Facebook pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë për Saimir Tahirin.
Berisha shkruan se, “Kryegjykatesi Rama noterizon marreveshjen me Tahirin”.
Reagim i Berishës
Kryegjykatesi Rama noterizon marreveshjen me Tahirin!
Ne perputhje me marreveshjen e kryekumbar Rames me Saimir Trafikun, sot kryegjykates Rama e “denoi” Sajen me qendrim ne shtepine e tij po jo te miqve! sb

Gjykata vendos “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “Arrest Shtëpie” për ish-ministrin të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata duke dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mësohet se prokuroria ka dërguar çështjen në gjykatë dhe nga Gjykata është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.
Tahiri dyshohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit një javë më parë dhe pranoi të hetohet si qytetar i lirë për akuzat e përfshirjes në trafik droge me grupin e trafikantëve “Habilaj.
Njoftimi nga Prokuroria
Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.
Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

Artikulli paraprakPD: Arta Marku mburojë e dosjes së krimit Rama – Xhafaj
Artikulli tjetërKryemadhi: Drejtësia, peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij