Tahiri shantazhon Ramën para vendimit të Gjykatës: Nuk mban përgjegjësi për vëllanë e tij

Tahiri ka shantazhuar hapur Ramën duke i kujtuar indirekt histroinë e drogës së Xibrakës ku është përfshirë direkt Olsi Rama. Tahiri ka bërë deklaratën e fortë vetëm pak para se Gjykata të japë vendimin për të në një kohë që Prokuroria ka kërkuar burgosjen e tij me 12 vite burg.

“E vetmja gjë që më implikon mua është shitja e makinës te Artan Habilajt, një person i cili nuk është as nën hetim as i dënuar dhe unë po mbaj përgjegjësi për vëllezërit e këtij personi, kur ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre”, është shprehur Tahiri duke aluduar direkt për Olsi Ramën.

Prandaj Sajmir Tahiri ka bërë provën e fundit duke i çuar sinjale me dy kuptime Edi Ramës.
Ndërsa kundërshtoi replikat e prokurorisë në procesin gjyqësor, Tahiri tha se ka luftuar krimin e organizuar gjatë kohës që drejtonte ministrinë e brendshme.

“E vetmja gjë që më implikon mua është shitja e makinës te Artan Habilajt, një person i cili nuk është as nën hetim as i dënuar dhe unë po mbaj përgjegjësi për vëllezërit e këtij personi, kur ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre. Jam i sigurt që të gjithë kemi nga një kushëri budalla, kriminel në fis, por askush nuk mban përgjegjësi” deklaroi ai.

Natyrisht nëse pyetet drejtëpërdrejtë Tahiri nuk e pranon nëntekstin e këtij mesazhi, por një gjë është e qartë, askush që e dëgjon nuk mund të lërë atë pa e lidhur me akuzat që opozita ka lëshuar kundër vëllait të kryeministrit dhe sidomos me skandalin e vëllait të Fatmir Xhafës që e pasoi Tahirin si ministër i brendëshëm.

Edhe përgjimin e bisedës së bërë publike nga hetimet italiane ku habilajt i referohen atij se kanë drekuar me shefin e madh, ish ministri ka tentuar ta shndërrojë në një lojë dy kuptimshe, duke përzier aty edhe Emrin e kryeministrit.

“Në momentin që këta personat flisnin për dreka me shefin e madh, unë kam qenë në një drekë bashkë me ministra të tjerë, të mbledhur nga kryeministri. Takimi është pasqyruar edhe në media. Ja ku kam qenë, në foton ilustruese të lajmeve në media jam unë dhe Kryeministri. Asnjë nga ne nuk është shefi i madh, ai është shefi i madh, por për qeverinë”- ka thënë Tahiri.

Shpesh herë kur ka qenë në momente të vështira Saimir Tahiri ka lëshuar mesazhe ambigue (video poshte) që nga mediat dhe politika janë konsideruar si shantazhe të drejtpërdrejta për Ramën. Edhe në këtë rast, disa orë para marrjes së vendimit nga gjykata, kur kjo e fundit ka dhënë një sinjal duke mos i marrë parasysh provat e tij, Tahiri ka ka luajtur të njëjtën lojë, duke lënë gjithnjë të hapur mëdyshjen: A është në gjendje ai ta kërcënojë ish shefin e vet?

Artikulli paraprakÇfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk pini ujë mjaftueshëm
Artikulli tjetërTifozët e Realit duan rikthimin e Mourinhos